Fjalë Kyçe

Borxhi i Telekomit, mbi 26.7 milionë euro

Borxhi i Telekomit, mbi 26.7 milionë euro

Mbi 26.7 milionë euro është borxhi i Telekomit të Kosovës, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë ia njohu të drejtën kompanisë “Z-Mobile” për përmbarimin e tij.

Sipas urdhërit për përmbarim të borxhit në Telekom, të cilin e ka siguruar KOHA, në këtë shumë hyjnë borxhi kryesor, kamata ligjore, shpenzimet kontestimore dhe ato përmbarimore.

Telekomit të mërkuren i janë bllokuar llogaritë, pesë ditë pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Për këtë, po të mërkurën, kanë reaguar nga Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, duke e quajtur të papranueshëm këtë veprim të kompanisë, “Dardafone.net LLC”, e cila ka operuar me emrin tregtar “Z-Mobile”.

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes edhe në seancën e kaluar kishte propozuar të diskutohej si çështje urgjente rasti i Telekomit, por deputetët nuk pranuan ta fusnin në rend të ditës.

Megjithatë, diskutimi pritet të ndodhë në seancën e ardhshme.