Fjalë Kyçe

Boshnjaku: Ky ekip mund të ketë rrugë më të gjatë dhe te suksesshme edhe në Evropë

Boshnjaku: Ky ekip mund të ketë rrugë më të gjatë dhe te suksesshme edhe në Evropë

Kapiteni i FC Prishtinës, Lorik Boshnjaku është optimist para ndeshjeve parakualifikuese në Ligën e Kmapionëve.

Prishtina pasi u shpall kampion i Superligës do marrë pjesë në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Para këtyre ndeshjeve, Boshnjaku tha se ndihet optimist para këtyre ndeshjeve.

“Normalisht çdo rifillim i fazës përgatitore është pak i vështirë, megjithëse shtatë ditë pushim ishin shumë të mirëseardhura. Sot ishte seanca e parë stërvitore këtu në stadiumin e Vëllaznimit në Gjakovë, e cila shkoi mjaftë mirë dhe normalisht ditëve në vazhdim do të rritet dhe më tej intensiteti i tyre”.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë maksimalisht duke qenë në pritjet të shortit kundër skuadrave që e dimë se cilat mund të na bien, megjithëse nuk kemi njohuri shumë për to, por duke parë koeficientin që ndodhemi aty-aty, atëherë prej nesh pritet që me seriozitet më të madh t’i qasemi përballjeve me ta duke mos e nënçmuar askënd sepse nuk është që gjendemi as ne më mirë, sa i përket klasifikimit në koeficient”.

“Do të udhëtojmë të luajmë futboll, duke shprehur se do të dhurojmë më të mirë. Besimin e kemi shumë të madh në këtë skuadër, sepse konsideroj që kemi ekip kompetitiv, njihmi më mirë mes veti, presim edhe ardhjet e reja dhe ky grup mund të ketë rrugë më të gjatë dhe të suksesshme në Evropë”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.

Ndërkohë, Prishtina pritet që së shpejti të kompletojë disa transferime.