Boksieri shqiptar Alban Beqiri është duke thyer rekorde ndeshje pas ndeshjeje në botërorin e këtij sporti që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.
Ndonëse përballej me një kundërshtar shtatlartë, Beqiri bëri një paraqitje fenomenale, duke treguar teknikë të jashtëzakonshme boksimi, me goditje të sakta dhe me një mbrojtje të shkëlqyer. Kështu pas tre raundeve, gjyqtaria akordoi fitoren me pikë me rezultatin 4-1 në favor të Alban Beqirit.
Në çerekfinale boksieri i Tiranës do të përballet nesër kundër jordanezit Zejad Eashash. Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe edhe në boksin profesionist, kur regjistron 26 fitore dhe 18 humbje.
Ndërsa Beqiri numëron 4 fitore në po kaq ndeshje si profesionist, pa harruar edhe titullin kampion Ballkani të fituar pak muaj më parë./tch