Fjalë Kyçe

BQK rrit tarifat për sigurim të veturave, reagon Hekuran Murati

BQK rrit tarifat për sigurim të veturave, reagon Hekuran Murati

Hekuran Murati, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e tarifave të sigurimit të veturave.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se pavarësisht keqmenaxhimit dhe funksionimit të dobët të kompanive të sigurimit, BQK ka marrë vendim për rritjen e tarifave të sigurimit të veturave.

“Kur bankat i rrisin tarifat dhe fitojne miliona, BQK thote se nuk mund te nderhyje ne treg. Kur kompanite e sigurimit keqmenaxhohen dhe performojne keq, BQK merr vendim te rrise tarifat per sigurim te veturave (MTPL-se)”, ka thënë Murati.

Ai ka paralajmëruar se qeverisjen e ardhshme, e cila pritet të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje, do ta pres një punë e madhe.