Fjalë Kyçe

BQK sqaron nëse është shtyrë sërish afati për pagesën e kësteve të kredive

BQK sqaron nëse është shtyrë sërish afati për pagesën e kësteve të kredive

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vendimi lidhur me pagesën e kësteve të kredive nuk ka ndryshuar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, nga BQK kanë thënë se do të vazhdojë të mbetet në fuqi vendimi që afati i shtyrjes së pagesës së kësteve të kredive të jetë 3 muaj, nga data 16 mars deri me 16 qershor 2020 për kredimarrësit, të cilët kanë hasur vështirësi financiare, si rezultat i rënies së të hyrave personale apo biznesore për shkak të pandemisë së COVID-19.

 “Sikurse kemi informuar edhe më herët, gjatë kësaj periudhe institucionet kredidhënëse nuk do të aplikojnë interes ndëshkues, nuk do të aplikojnë ndryshim të klasifikimit kreditor ndaj kredimarrësve dhe BQK-ja nuk do të kërkojë provizione shtesë nga këto institucione, për kreditë e shtyra. Ndërkohë, interesi i rregullt për këta tre muaj do të përllogaritet, pagesa e të cilit do të shpërndahet për periudhë së paku gjashtëmujore apo më herët, në rastet e maturimit të kredive para kësaj periudhe”, thuhet tutje në njoftim.

Më tej, BQK-ja ka kërkuar nga institucionet kredidhënëse  qëtë zbatojnë këtë kërkesë, me qëllim të lehtësimit dhe të ruajtjes së likuiditetit të kredimarrësve