Jennifer Aniston e ka pranuar një dhuratë super të shtrenjtë dy javë pas ditëlindjes.
Në muajin shkurt Jennifer Aniston festoi ditëlindjen e 50-të dhe në mesin e të pranishmëve ishte edhe ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt, transmeton lajmi.net.
E dhurata më e mirë i ka ardhur asaj dy javë pas ditëlindjes. “The Mirror” raporton se Brad Pitt ka blerë dhe i ka dhuruar aktores shtëpinë miliona dollarëshe për të cilën ata shpenzuan tri vite kohë për ta rinovuar dhe vlera e kësaj vile kap shifrën e 79 milionë dollarëve.
Dyshja edhe pas ndarjes sot kanë raporte miqësore.