Fjalë Kyçe

Brazil-Argjentinë, polemikat vazhdojnë!

Brazil-Argjentinë, polemikat vazhdojnë!

Brazil e ka mundur Argjentinën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Por kombëtarja e Argjentinës nuk është pajtuar me ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje e sidomos me teknologjinë VAR.

Federata argjentinase ka kërkuar audion në komunikimin që është bërë mes sallës operative VAR dhe arbitrit kryesor të ndeshjes në dy episodet e akuzara për penallti të pa akorduar.

Sipas “O Globo” (gazeta e famshme braziliane), sakaq, përpara pjesës së parë, frekuencat radio në komunikimin mes VAR dhe kryesorit kanë pësuar interferenca nga aparaturat e sigurisë së presidentit brazilian, Bolsonaro, i pranishëm në tribunën kryesore të stadiumit.

Në Argjentinë, sakaq, betohen se në VAR është vlerësuar që pamjet e dy episodeve të rishihen nga arbitri por Roddy Zambrano ka vendosur sipas kokës së tij.