Fjalë Kyçe

Brenda 24 orëve, 34 aksidente trafiku në Kosovë

Brenda 24 orëve, 34 aksidente trafiku në Kosovë

Vetëm gjatë së dielës në tërë Kosovën kanë ndodhur 34 aksidente trafiku.

Me lehtësimin e masave për shkak të pandemisë COVID-19, numri i aksidenteve në Kosovë është rritur.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së dielës në tërë vendin kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, nga 34 aksidente, 23 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 11 me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë së dielës Policia e Kosovës ka shqiptuar 984 tiketa për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.