Beatrix Ramosaj është pjesë e prime-t të kësaj të marte, pas disa javësh mungesë për shkak të gjendjes së saj.
E veshur me një fustan rozë dhe me një make-up të lehtë, këngëtarja tha se ishte shumë mirë, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Gjithashtu ajo tha se ndjenja ndaj Donaldit është shtuar akoma dhe më shumë gjatë qëndrimit jashtë.
“Produksioni më ka qëndruar shumë afër, por ja jam shumë mirë. U përulem të gjithëve për mbështetjen, nuk e kam pritur, jam shumë e lumtur. Gjysmën time e kam aty brenda. Unë në fakt jam një njeri që i marr me ritëm të ngadaltë gjërat. Ndjej akoma edhe më shumë për Donaldin”, tha Beatrix.
Dyshja Beatrix dhe Donald është ndër më të pëlqyerat gjatë këtij viti në Big Brother VIP, ndërsa ata fillua një romancë brenda shtëpisë.
Nuk dihet ende nëse romanca e tyre do të vijojë edhe jashtë shtëpisë, ndërsa Trixa ka realizuar edhe një këngë kushtuar dashurisë së tyre./tch