Fjalë Kyçe

Brenda katër ditëve paralajmërohet ardhja e 20 mijë kosovarëve nga diaspora

Brenda katër ditëve paralajmërohet ardhja e 20 mijë kosovarëve nga diaspora

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se brenda katër ditëve të ardhshme pritet të arrijnë rreth 20 mijë bashkëatdhetarë në Kosovë.

“Tashmë pritet se brenda 4 ditëve të ardhshme në aeroportin e Prishtinës do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë, andaj i bëj thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajte të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj ka shkruar tutje se dy javët e fundit tregojnë se ka rënie të numrit të rasteve në Kosovë.

“Shifrat na tregojnë se nga 17 shtatori e deri më sot, 3 tetor 2020, janë testuar gjihsejt 10,090 qytetarë, betejën ndaj virusit e kanë fituar 1,833 pacientë ku kanë rezultuar pozitiv 918 raste, ndërsa 26 raste të vdekjes. Këto janë rezultatet që dallojnë shumë nga dy javët e mëparme dhe dëshmojnë se vetëm me përkushtim të përbashkët do ta mundim virusin”, ka shkruar ai.