Fjalë Kyçe

Breshër plumbash ndaj një shtëpie në Prishtinë

Breshër plumbash ndaj një shtëpie në Prishtinë

Tre persona kanë njoftuar në polici se disa të dyshuar, të cilët kishin qenë me dy automjete kanë shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tyre.

Rasti i ka ndodhur mbrëmë, ku njësitë policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar shtatë gëzhoja të armës së shkurtër.

“Tri viktimat, dy meshkuj dhe një femër kosovare, kanë njoftuar se të dyshuar të panjohur të cilët kishin qenë me dy automjete kanë shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar shtatë gëzhoja të armës së shkurtër. Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë”, thuhet në raport.