Fjalë Kyçe

Breshka më e vjetër në botë feston 190-vjetorin

Breshka më e vjetër në botë feston 190-vjetorin

Zvarraniku tokësor më i vjetër i gjallë në botë është breshka Jonathan, e cila ka fituar një tjetër titull të rekordeve botërore Guinness.

Duke festuar ditëlindjen e 190-të këtë vit, Jonathan është tani breshka më e vjetër ndonjëherë.

“Seksioni i Veterinarisë vazhdon ta ushqejë me dorë një herë në javë për të rritur kaloritë, vitaminat, mineralet dhe elementët gjurmë, pasi është e verbër dhe nuk ka nuhatje. Megjithatë dëgjimi i saj është i shkëlqyeshëm dhe e do shoqërinë e njerëzve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e qeverisë së Shën Helena./abcnews.