Brighton kanë shkaktuar befasinë në xhiron e 30-të të Premierligës, duke e mundur me përmbysje të rezultatit 2:1, skuadrën e Arsenalit.
Për të parë gola në këtë ndeshje, u desh të pritej deri në pjesën e dytë.
Nicolas Pepe në minutën e 86’, realizoi një super gol, për epërsinë 0-1 të Arsenalit, shkruan lajmi.net.
Nuk vonoi shumë dhe vendasit barazuan në 1:1, kur Lewis Dunk realizoi në minutën e 75’ të ndeshjes.
Minutat shtesë të ndeshjes ishin fatal për skuadrën e Mikel Artetas, që pranoi edhe golin e dytë, kur shënoi Neal Maupay.
Pas kësaj humbje, Arsenal me 40 pikë mbetet në vendin e nëntë, ndërsa Brighton me 32 pikë në vendin e 15-të.