Një tretman i ri kundër COVID-19, i cili shfrytëzon antitrupa të prodhuar në laborator për të sulmuar virusin, është aprovuar të premten në Britani të Madhe.
Rregullatori në këtë shtet ka bërë të ditur se ilaçi “Ronapreve” kishte treguar se parandalon infektimin dhe redukton nevojën për hospitalizim.
Ky ilaç ishte përdorur si pjesë e një grupi të ilaçeve eksperimentuese të cilat i ishin dhënë ish-presidentit amerikan, Donald Trump, vitin e kaluar.
Pavarësisht kësaj, ky ilaç është shumë i shtrenjtë dhe do të rezervohet më shumë për ata që mund të sëmuren më rëndë si pasojë e virusit.
Terapia me anti-trupa sulmon virusin, ndryshe nga trajtimet e tjera siç është steroid dexamethasone që qetësojnë sistemin imunitar tepër aktiv të trupit.
Kishte shqetësime se ideja ishte një budallallëk pasi provat dështuan kur antitrupat u morën nga pacientët që ishin shëruar nga COVID.