Britania e Madhe njoftoi këtë të shtunë se gjysma e popullsisë së saj tashmë e ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, duke u bërë shteti i parë në botë që regjistron një sukses të tillë, në luftën kundër pandemisë.
Ministri i Shëndetësisë Matt hancock tha se sot u vaksinuan plot 660 mijë qytetarë. Pas Britanisë, sukses në fushatën e vaksinimit kanë shënuar Emiratet e bashkuara Arabe dhe Kili, raporton A2.
Një ditë më parë, kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë live, dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca, duke i kërkuar qytetarëve që të mos hezitojnë por të bëjnë të njëjtën gjë.
56 vjecari e bëri vaksinën në të njëjtin spital ku ishte i shtruar thuajse një vit më parë, kur u infektua me Covid-19.
“Ja rekomandoj cdokujt këtë vaksinë. Kjo do të jetë gjëja e duhur që do të bëni për ju, për familjen tuaj dhe për këdo tjetër” tha Johnson në dalje nga spitali “Saint Thomas” në Londër.