Qindra mijëra doza të vaksinës anti-COVID “AstraZeneca” janë shpërndarë në mënyrë diskrete në Australi nga Britania e Madhe.
“Sydney Morning Herald” ka thënë se dërgesa e më shumë se 700 mijë vaksinave “AstraZeneca” që ishin prodhuar në Britani u mbajt në heshtje “për të shmangur ndonjë polemikë” mes një mosmarrëveshje rreth furnizimeve të vaksinave me Bashkimin Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë muajin e kaluar se “AstraZeneca” duhet të dërgojë vaksinat në BE përpara se të eksportojë doza diku tjetër, pasi blloku futi kontrollet e eksportit në dozat e prodhuara brenda tij.
Gazeta raportoi se dërgesat nga Mbretëria e Bashkuar mbërritën pasi BE-ja vendosi kufijtë në eksportet e vaksinave. Ndërsa qeveria e Britanisë nuk ka të drejtë të miratojë ose refuzojë eksportet e vaksinave, zyrtarët qeveritarë dinin për dërgesat dhe “kurrë nuk i zbuluan ato publikisht”.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk kishte dërguar asnjë vaksinë në Australi dhe çdo eksport që kishte ndodhur ishin çështje e kompanive në fjalë.