Fjalë Kyçe

Britania lëshon në qarkullim bankënotat me portretin e Mbretit Charlesi i Tretë

Britania lëshon në qarkullim bankënotat me portretin e Mbretit Charlesi i Tretë

Banknotat e reja me portretin e Mbretit Charlesi i Tretë kanë nisur të qarkullojnë në Britani, shkruan BBC.

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se do të duhet disa kohë para se bankënotat e reja të jenë të zakonshme në xhepat e britanikëve.

Këto bankënota gradualisht do të zëvendësojnë të dëmtuarat, ose ato që janë lëshuar për shkak të rritjes së kërkesës.

Mbreti është vetëm monarku i dytë që paraqitet në bankënotat britanike, pasi portreti i nënës së tij, Mbretëresha Elizabetha II ishte në bankënota që prej vitit 1960, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Britanikët ende mund të përdorin bankënotat 5, 10, 20 dhe 50 funtesh që janë me portretin e mbretëreshës.

Në anën e kundërt të bankënotave me polimer do të jenë portretet e Sir Winston Churchill, Jane Austen, JMW Turneer dhe Alan Turing.

Bankënotat për Uellsin dhe Irlandën Veriore do të kenë portrete të tjera dhe jo atë të monarkut.