Britania e Madhe ka aprovuar të mërkurën vaksinën anti-COVID të Universitetit të Oxfordit dhe AstraZenecas.
Qeveria britanike ka thënë se ka marrë rekomandim nga agjencia e ilaçeve për miratimin e kësaj vaksine për përdorim kundër COVID-19.
Britania e Madhe ka porositur rreth 100 milionë doza të vaksinës së prodhuesit AstraZeneca – të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milionë njerëz.
Miratimi nënkupton që vaksina është e sigurt dhe efektive.
Ajo ishte krijuar në muajt e parë të vitit 2020, ndërsa u testua në muajin prill në fazën fillestare.
Kjo bëhet vaksina e dytë e miratuar në Britani të Madhe pas miratimit të vaksinës Pfizer/BioNTech në dhjetor.