Qeveria britanike pa publikuar rregullat e reja të emigracionit pas Brexit, sipas të cilave, çdo njeri që është shtetas i BE do duhet të fitoj 70 pikë dhe të flas anglisht si dhe të ketë një rrogë mbi 25 mijë stërlina.
Ky njoftim i qeverisë britanike hap perspektiven që nga sot e deri me 31 dhjetor të këtij viti të ketë një dynje masive drejt Britanisë të atyre që kanë shtetësi të ndonjë vendi të Bashkimit Evropian dhe që mund të vijnë lirshëm të regjistrohen për të punuar dhe jetuar në Britani pas Brexit. Sipas korespondentit tonë në Londër Arben Manaj, rregullave të reja të emigracionit që do hyjnë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm migrantet nga Bashkimi Evropian do duhet të flasin anglisht dhe të kenë ofertë për vendpune, nëse duan të punojnë dhe jetojnë në Britani. Imigrimi i atyre që konsiderohet se kanë aftësi të ulta punësimi do bëhet i pamundur në bazë të sistemit të pikëve, pasi e drejta e lëvizjes së lirë do jetë pjesë e historisë. Çdo shtetas i BE do duhet të fitoj 70 pikë dhe të flasë anglisht si dhe të ketë një pagë mbi 25 mijë sterlina në vit për një aftësi të caktuar pune që të mund të punojë dhe jetoj në Britani.
Ndërsa për ata që kanë aftësi të larta punësimi dhe përgatitje profesionale, si shkencëtarët, nuk do kenë nevojë të kenë një ofertë për punë për të ardhur në Britani.
Punëdhënësit britanik do duhet të gjejnë krahun e punës ndër 1.3 milionë britanikët e papunë.
Por këto masa të reja kanë shkaktuar reagimin e menjëhershëm e të ashpër të biznesit sipas të cilit këto masa janë “një katastrofë e vërtetë” për sistemin e kujdesit shëndetësor, fermerët, ndërtimtarinë dhe spektorin spitalor.
Ky njoftim i qeverisë britanike hap perspektiven që nga sot e deri më 31 dhjetor të këtij viti të ketë një dynje masive drejt Britanisë të atyre që kanë shtetësi të ndonjë vendi të Bashkimit Evropian dhe që mund të vijnë lirshëm të regjistrohen për të punuar dhe jetuar në Britani pas Brexit. Çdo shtetas i BE-së që do të jetojë në Britani deri para 1 janarit të vitit të ardhshëm ka të drejtë të jetojë dhe punojë në bazë të rregullave aktuale që janë në fuqi, deri në janar të 2021-t.
Këto janë ndryshimet më të mëdha të rregullave të emigracionit që nga viti 1973 kur Britania e Madhe hyri në atë që quhej Tregu i Përbashkët Evropian.