Fjalë Kyçe

Britania thirrje për rregullimin e përmbajtjeve të lajmeve që shpërndahen në Facebook dhe Google

Britania thirrje për rregullimin e përmbajtjeve të lajmeve që shpërndahen në Facebook dhe Google

Platformat online si Google, Facebook dhe Apple duhet të rregullohen për mënyrën sesi shpërndajnë lajmet sipas një raporti të qeverisë Britanike.

Raporti i publikuar ditën e marte thotë se rregullatori shtetëror duhet të sigurohet se firmat teknologjike kanë marrë masat e duhura që përdoruesit të identifikojnë lehtësisht lajmet e besueshme në platformat e tyre.

Në të thuhet se kompanitë si Facebook dhe Google duhet të ndërtojnë iniciativa për të luftuar përmbajtjet e rreme.

Sajtet online si Facebook, Twitter dhe YouTube janë vënë përballë një lumi kritikash sepse kanë lejuar përhapjen e përmbajtjeve të rreme në platformat e tyre.

Si rezultat ato kanë investuar në masa sigurie për të eliminuar llogaritë e rreme dhe dezinformimin. Megjithatë Britania thotë se këto përpjekje duhet të mbikëqyren nga një agjenci qeveritare. Gjithashtu thuhet se rrjetet social duhet të nënshkruajnë një “kod sjelljeje” me publikuesit.

Kryeministrja Britanike Tereza Mej porositi raportin në 2018-ën për të hetuar prodhimin dhe shpërndarjen e gazetarisë cilësore.