Shkencëtarët po studiojnë rastin e një burri në Bristol i cili u shërua pas 290 ditëve duke qenë pozitiv me COVID-19.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Dave, 72-vjeçar, është një instruktor vozitjeje dhe muzikant, i cili i ka kaluar 10 muajt e fundit me një infeksion aktiv të coronavirusit, duke vizituar spitalin shtatë herë.
Teksa flet për përvojën e tij, 72-vjeçari thotë për BBC, se ai kishte rezultuar 43 herë pozitiv me coronavirus.
Sistemi i tij imunitar ishte i ndjeshëm ndaj virusit pas një diagnoze të leukemisë dhe një trajtimi me kimioterapi.
Dave në fund u trajtua me një përzierje të re të ilaçeve anti-virale të siguruara nga kompania amerikane, Regeneron, në baza dhembshurie.
Tani shkencëtarët në Universitetin e Bristol po e studiojnë rastin Dave për të provuar dhe për ta kuptuar se si vepron COVID-19 dhe se si pëson mutacion brenda trupit. /