Fjalë Kyçe

Brohoritje nga tifozët “Kosova është Serbi” para hotelit të përfaqësueses, intervenon policia çeke

Brohoritje nga tifozët “Kosova është Serbi” para hotelit të përfaqësueses, intervenon policia çeke

Rreth 20 tifozë janë afruar te hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës në Plzen para ndeshjes me Çekinë, duke brohoritur “Kosova është Serbi”.

KTV raporton se policia çeke ka larguar shpejtë këta persona për të mos lejuar përplasje me tifozët e Kosovës.

Shumë tifozë të Kosovës po qëndrojnë afër hotelit ku janë futbollistët e Kosovës. Afër tyre ka shumë policë.

Ndeshja nis në orën 20:45 dhe është vendimtare për fatin e dy kombëtareve në rrugën drejt Evropianit 2020.

Nëse Kosova fiton shton ndjeshëm shanset për kualifikim, ndërsa nëse fiton Çekia ajo do të sigurojë automatikisht kualifikimin.