Fjalë Kyçe

Brooklyn “leksion” Lakers , Cleveland fiton në sekondat e fundit

Brooklyn “leksion” Lakers , Cleveland fiton në sekondat e fundit

Surpriza në ndeshjet e luajtura sot në NBA, me skuadrën e Brooklyn që fitoi 115-110 ndaj Lakers, një fitore e merituar e Nets, që e dominuan takimin.

Lakers u përpoqën të rikuperojnë në fundin e takimit, me LeBron James që realizoi 36 pikë e 134 rebound, por që s’mjaftuan për ta evituar këtë humbje të papritur. Stoli i Brooklyn bëri diferencën në këtë sfidë, me 48 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Russell, me 22 pikë e 13 asist, një ish-lojtar i Lakers, që u hakmorr.

Fitore në sekondën e fundit për Cleveland, që mundi 92-91 Indiana, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Hood me 17 pikë ishte shënuesi më i mirë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 17 pikët e Sabonis për Indiana.

Fiton edhe Atlanta, që mundi 118-110 Washington, ndeshje e dominuar nga vendasit, me Collins që ishte shënuesi më i mirë, autor i 20 pikëve e 13 rebound. Ndërsa skuadra e Denver, falë 32 pikëve e 16 rebound të Jokic, mundi 126-118 Dallas.

NBA/Rezultatet:

Indiana – Cleveland, 91-92

Atlanta – Washington, 118-110

Brooklyn – Lakers, 115-110

Denver – Dallas, 128-118