KF Drenica dhe Bruno Arrabal kanë ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë të dyanshme.
Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi përmes faqes zyrtare në “Facebook”.
Arrabal ka kërkuar largimin nga Drenica, shkaku i një rasti emergjent në familjen e tij.
Kërkesa e tij është aprovuar nga klubi nga Skenderaj.
30-vjeçari është rikthyer në Brazil, teksa KF Drenica e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në jetë./express