Fjalë Kyçe

BSPK: Presim që mbështetja e qeverisë të mos mbetet vetëm deklaratë

BSPK: Presim që mbështetja e qeverisë të mos mbetet vetëm deklaratë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka dalë me një deklaratë për media në të cilën ka thënë se e mirëpresin mbështetjen financiare të Qeverisë, por shpresojnë se kjo nuk do të mbetet pa u realizuar.

“Mbështetja financiare është e mirë e çfarëdoqofshme qoftë ajo, po Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që hartimi i projektligjeve, dhe miratimi, dhe plotësim-ndryshimi i ligjeve të veçanta për jetën e të punësuarve të ecin dhe të rregullojnë fushat përkatëse asisoj që të mos ketë hapësirë e as nevojë të kërkohet që të ndodhë ndryshe”, thuhet në njoftim.

BSPK-ja ka publikuar edhe njëherë kërkesat e tyre ndaj Qeverisë:

Miratimin e Ligjit për Paga;Nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;Plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti; dheNënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse