Fjalë Kyçe

Buffon e ‘falënderon jetën’ që nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve

Buffon e ‘falënderon jetën’ që nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve

Gianluigi Buffon thotë se ai ‘falënderon jetën’ që nuk e la të fitojë Ligën e Kampionëve, dhe beson se dështimi i tij për të fituar këtë turne e ka shtyrë atë të vazhdojë të luajë futboll.

Portieri i Juventusit ka një listë të gjatë me trofe personal dhe kolektiv, megjithatë trofeu i Ligës së Kampionëve mbetet i pakapshëm për 41-vjeçarin.

Italiani ka fituar nëntë tituj të Serisë A me Juven, pesë herë ka triumfuar në Kupën e Italisë, përfshirë një herë me ish-klubin Parma, transmeton lajmi.net.

Buffon fituar edhe Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.

“Për mua është një stimul i madh dhe unë duhet të falënderoj jetën që nuk më ka lënë të fitoj Ligën e Kampionëve akoma, përndryshe do të pyesja veten pse ende luaj”, tha Buffon.

“Është mirë të jesh akoma në vrap dhe të provosh përsëri, por nuk ka asnjë marrëveshje për të luajtur të paktën një lojë në Evropë në sezon, ne jemi te Juventus dhe jo një klub amator, unë luaj kur më kërkon trajneri”, potencoi Buffon.