Fjalë Kyçe

Buffon zbulon planet që ka për periudhën pas pensionimit – do të kthehet në gjimnaz

Buffon zbulon planet që ka për periudhën pas pensionimit – do të kthehet në gjimnaz

Gianluigi Buffon ka treguar se çfarë do të bëjë pasi që të pensionohet nga futbolli.

Ikona italiane e futbollit, Buffon, që së fundmi ka vazhduar kontratën me Juventus edhe për një vit, do të ketë disa punë të tjera pas pensionimit.

Përgjigja interesante e portierit për gazetarët ka lidhje me shkollen e mesme të lartë.

“Unë duhet të përfundoj vitin tim të pestë të gjimnazit”, ka thënë Buffon, transmeton lajmi.net.

“Prindërit e mi më kanë shqetësuar për këtë tash e 30 vite”, shtoi ikona italiane, i pyetur për planet pas pensionimit.

Buffon është aktualisht 42 vjeç, por kjo moshë nuk e pengoi që të rinovonte me Juventus.