Fjalë Kyçe

“Bullgarët provokuan, ishim të befasuar”

“Bullgarët provokuan, ishim të befasuar”

Hekuran Kryeziu është deklaruar pas barazimit 1-1 të Kosovës me Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas takimit ylli i Kosovës deklaroi se nuk kishin qenë nervoz gjatë takimit, “por ishte e vështirë për ne pasi nuk pritëm që Bullgaria të luante në defensivë. Kjo gjithsesi do të thotë që pas lojës kundër Danimarkës kemi marrë respekt si kombëtare dhe tani e tutje ekipet më të vogla do kenë kujdes kur luajnë kundër neve”.

Në pyetjen se a ishte 100% i gatshëm ai u përgjigj: “Unë e kisha dritën e gjelbërt nga stafi dhe nuk është arsyetim që unë isha apo jo 100%”.
Ai shtoi se ekipi është i dëshpëruar me një pikë, dhe ndjen se ekipi humbi rast të mirë për fitore.
“Në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, bullgarët provokonin dhe binen në tokë shumë shpesh, janë dy pikë të humbura. Luajtëm me sistemin tonë 4-2-3-1 mirëpo humbëm shumë herë topa të dytë dhe nuk kemi arsyetim për këtë”, shtoi ai.

“Tani do shkojmë në klubet tona dhe do mundohemi të mbajmë formën e mirë që të jemi të gatshëm për ndeshjet e qershorit”, shtoi mes tjerash Kryeziu.