Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me Halil Kastratin, drejtuesin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, i kanë dhuruar çelësat e shtëpive për tri familje me kushte të vështira financiare.
Bulliqi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është i lumtur që për festat e fundvitit këto familjet mund të jenë në shtëpi.
“Bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, kemi dhuruar çelësat e shtëpive për tri familje llapjane, Osman Mustafa dhe Bekim Syla nga fshati Gllamnik si dhe për familjen e Fahri Latifit në Obrançë”, ka shkruar ai.