Fjalë Kyçe

Bulliqi: Fitorja në Llap është dukshëm më e madhe se në zgjedhjet komunale

Bulliqi: Fitorja në Llap është dukshëm më e madhe se në zgjedhjet komunale

Kryetari i Podujevës nga VV, Shpejtim Bulliqi është paraqitur në një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet nacionale.

Para qytetarëve, ai ka thënë se VV ka shënuar një fitore bindëse në këto zgjedhje, shkruan lajmi.net.

Bulliqi ka thënë se VV ka fituar shumë më shumë vota në Llap se në zgjedhjet komunale.

“Mund t’ju themi lirisht që fitorja në Llap është dukshëm më e madhe se ajo që kemi pasur në zgjedhjet komunale”, ka thënë Bulliqi.