Fjalë Kyçe

Bulliqi reagon pas sulmit ndaj mjekut në QKMF-në e Podujevës

Bulliqi reagon pas sulmit ndaj mjekut në QKMF-në e Podujevës

Është sulmuar fizikisht një mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Pëmes një postimi në Facbook, ai thotë se ky është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm derisa kërkon nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore ndaj autorit të sulmit.

“Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm. Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit”, shkroi Bulliqi.