Fjalë Kyçe

Bulliqi viziton familjen Hasani në Obrançë të cilës aksidentalisht iu djeg shtëpia dhe dy vetura

Bulliqi viziton familjen Hasani në Obrançë të cilës aksidentalisht iu djeg shtëpia dhe dy vetura

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot ka vizituar shtëpinë e familjes së Zeqir Hasanit nga fshati Obrançë, të cilës aksidentalisht i është djegur pjesa kryesore e shtëpisë, garazhat dhe dy vetura.

Pëmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se organet e rendit janë duke punuar drejt zbardhjes së shkaqeve që shkaktuan zjarrin.

“Falë Zotit edhe pse ishin brenda shtëpisë gjatë asaj kohe, të gjithë familjarët janë shëndosh dhe mirë dhe i shpëtuan më të keqes. Organet e rendit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë punën e tyre, drejt zbardhjes së shkaqeve që shkaktuan zjarrin. Përmes, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të angazhohemi për t’i dalë në ndihmë familjes në fjalë, për ta tejkaluar sa më lehtë këtë fatkeqësi.”, ka shkruar ai.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme