Fjalë Kyçe

Bunjaku mendon se ky futbollist mund të bëhet sulmuesi më i mirë në trojet shqiptare

Bunjaku mendon se ky futbollist mund të bëhet sulmuesi më i mirë në trojet shqiptare

Albert Bunjaku, ish-përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, e ka dhënë një vlerësim interesant për sulmuesin Vedat Muriqi.

Trajneri i cili e ka drejtuar për një kohë të gjatë Kosovën, deri pas përfundimit të eliminatoreve të para të Kosovës (kualifikimet për Kampionatin Botëror Rusia 2018) mendon se Muriqi mund të bëhet sulmuesi më cilësor shqiptar.

“Mendoj se Vedat Muriqi mund të bëhet sulmuesi më i mirë shqiptar. Ai i ka realizuar 17 gola me Rizesporin në Turqi dhe ka një të ardhme shumë të ndritur”, ka thënë Albert Bunjaku për emisionin 2 me 1 në RTV 21.

Muriqi është një ndër futbollistët i cili po shkëlqen edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.

Ai është zhvilluar si futbollist në Kosovë te Liria e Prizrenit.