Fjalë Kyçe

Bunjaku transferohet në Francë

Bunjaku transferohet në Francë

Mesfushori kosovar, Orges Bunjaku karrierën do ta vazhdojë në Francë. Bunjaku 20-vjeçar të hënën ka kaluar nga Baseli zviceran te klubi i Ligue 2 të Francës, Grenoble Foot 38. Këtë e ka bërë të ditur Baseli përmes sajtit zyrtar.

Baseli e ka opsionin për ta kthyer Bunjakun pas një edicioni.

Bunjaku është rritur te Baseli, ndërsa në ekipin e parë ka kaluar në janar të vitit 2020. Prej atëherë mesfushori qendror ka luajtur 12 ndeshje në Superligë dhe tri në garat për Kupë të Zvicrës.

“Tani Bunjaku dhe FC Baseli kanë vendosur së bashku se një ndryshim është hap i duhur për perspektivën dhe zhvillimin e mëtejmë të lojtarit të U-20 të Zvicrës”, thuhet në njoftim.