Fjalë Kyçe

Burgoset burri nga Kamenica për vrasjen makabre të bashkëshortes

Burgoset burri nga Kamenica për vrasjen makabre të bashkëshortes

Është dërguar në paraburgim për 48 orë 42-vjeçari me inicialet N.M., i cili dyshohet se e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij 34-vjeçare, mesditën e sotme rreth orës 13:20, në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

“I dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, njofton Prokuroria Themelore në Gjilan.

Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, në komunën e Kamenicës një person dyshoht se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm – shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, rreth moshës 34 vjeçare.

“Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori i rastit, policia dhe ekipa mjekësore, me ç’ast nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e të ndjerës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.Ndërsa, i dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në komunikatë.