Fjalë Kyçe

Burkina Faso publikon listën e të ftuarve për ndeshjen ndaj Kosovës

Burkina Faso publikon listën e të ftuarve për ndeshjen ndaj Kosovës

Burkina Faso ka bërë publike listën e të ftuarve për miqësoren ndaj Kosovës.

Skuadra nga Afrika janë mysafir të “Dardanëve”, në sfidën që zhvillohet me 24 mars në “Fadil Vokrri”.

Për Kosovën, Burkina Faso nuk është një kundërshtar i panjohur, ngase e kishin mposhtur para katër viteve me rezultat 2:0, veçse tani Kombëtarja e Afrikës është përforcuar dukshëm, sidomos pas suksesit në Ligën e Kombeve të Afrikës, ku arritën deri në gjysmëfinale, transmeton lajmi.net

Lista e futbollistëve të ftuar tashmë është bërë publike, derisa ka emra të mëdhenj si Edomnd Tapsoba (Ylli i Bayer Leverkusenit, vlerësohet 40 milionë euro) dhe Bertrand Traore (lojtar i Aston Villas).

Lista e plotë e të ftuarve:


Ndërkohë, kujtojmë se pas ndeshjes me Burkina Fason, Kosova do zhvillojë edhe sfidën ndaj Zvicrës me 29 mars.