Fjalë Kyçe

Burri e raporton gruan në polici për abuzim e torturim të fëmijës së tyre

Burri e raporton gruan në polici për abuzim e torturim të fëmijës së tyre

Burri e ka raportuar bashkëshorten e tij në Polici se ka abuzuar e torturuar fizikisht fëmijën e tyre të mitur, ndërsa ka thënë se edhe vetë ka probleme me të.

Ai kishte raportuar rastin më 25 prill, në Graçanicë, ndërsa më pas është intervistuar edhe e dyshuara.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se që një kohë të gjatë ka probleme me gruan e tij femër kosovare, po ashtu ajo kishte abuzuar, torturuar fizikisht edhe me fëmijën e tyre të mitur. E dyshuara është intervistuar në konsultim me prokurorin rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e ka cilësuar rastin si “abuzim apo braktisje e fëmijës”.