Fjalë Kyçe

Burri hedh gruan nga pallati ditën e datëlindjes

Burri hedh gruan nga pallati ditën e datëlindjes

Një ngjarje fatale brenda një familje shqiptare ka ndodhur në New York. Mësohet se burri ka hedhur nga pallati ku jetonin bashkëshorten e tij, e për pasojë kjo e fundit ka humbur jetën menjëherë.

Akti i pazakontë është ndërmarrë nga shqiptari në ditën e ditëlindjes së gruas së ndjerë. Bëhet fjalë për një çift të ri të moshës 35-vjeçare.

Dy shqiptarët janë prindër të dy fëmijëve. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar shqiptarin të ndërmarrë aktin ekstrem të hedhjes së bashkëshortes së tij nga pallati.

Ndërkohë nga autoritete në Neë York ende nuk është bërë publikimi i emrave të plotë të familjes fatkeqe, por ngjarja i ka shokuar të gjithë.