Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it.
Ata kanë një marrëdhënie shumë të bukur, e cila pothuajse 1 vit më parë u kurorëzua me martesë.
Dy të dashuruarit jetojnë dhe udhëtojnë së bashku pothuajse gjithmonë dhe shumë shpesh ndajnë me ndjekësit momente në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi duket se Afërdita dhe Jakub janë takuar sërish pas një largimi të shkurtër për shkak të angazhimeve profesionale të sportistit të njohur.
Ai ka takuar bashkëshorten dhe familjen e saj dhe ka publikuar një foto të vjehrrës krah së cilës shkruan: “Më e mira”.