Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar.
Gjithashtu thuhet se viktima ka thënë se i dyshuari i ka shkruar mesazhe erotike në rrjete sociale.
Rasti thuhet se ka ndodhur të mërkurën në Obiliq.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar e ka ngacmuar seksualisht dhe përmes rrjeteve sociale i ka shkruar mesazhe me përmbajtje erotike. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.