Fjalë Kyçe

Burri nga Kamenica u tha se vdiq nga koronavirusi, por në listë figuron se ishte shëruar para dy javësh

Burri nga Kamenica u tha se vdiq nga koronavirusi, por në listë figuron se ishte shëruar para dy javësh

Sot në media u raportua se një person në Kamenicë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar me shefin e Shtabit Emergjent të Komunës së Kamenicës, Ramadan Basha i cili për lajmi.net ka thënë se personi në fjalë ka qenë i shëruar nga koronavirusi, shkruan lajmi.net.

Basha tha se bazuar në shënimet e Shtabit Emergjent personi në fjalë ka pasur sëmundje të tjera, pasi ishte raportuar si i shëruar qysh më 18 korrik.

Vlen të theksohet se personi ka qenë 77 vjeçar.

“Sot rreth orës 15:00 ka vdekur një person që ka qenë i shtrirë në Klinikën Infektive në Gjilan, në bazë të shënimeve që i kemi ne, personi në fjalë ka qenë i shëruar nga COVID-19 dhe ne që e kemi konfirmimin zyrtar se ai ka qenë i shëruar nga COVID-19 por ka qenë me sëmundje të tjera, bazuar në këtë nuk mendoj se vdekja nuk është si rezultat i COVID-it, sepse tek ne si shtab është raportuar si i shëruar nga koronavirusi. Është konfirmuar se është shëruar me 18 korrik, personi ka qenë i vitit të lindjes 1943”, tha Basha.

Gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 31 persona me koronavirus sipas raportimeve të IKSHPK-së.