Prokuroria ka nisur hetimet mbi vdekjen e një burri nga Shtimja, i cili është dërguar pa shenja jete në në emergjencë, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh, ku është konfirmuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:45.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekur kujdestar dhe trupi është dërguar për obduksion.
“Raportohet se në Qendrën Emergjente ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.