Bashkë me policinë burri nga Turqia në kërkim të vetvetës
Beyhan Mutlu, 59 vjeç nga Turqia ishte raportuar i zhdukur për orë të tëra e që në fakt ai kërkoi veten bashkë me policinë para se të kuptonin se kë në fakt po e kërkonin.
Sipas raportit të mediave atje, Autoritetet e kërkuan atë në lagjet aty pranë dhe një grup vullnetarësh iu bashkuan misionit.
Ata e thërrisnin për orë të tëra, kur papritmas burri që ata po kërkonin u përgjigj.
“Kë po kërkojmë? Unë jam këtu,” tha djali që dyshohet se ishte i dehur.
Nuk është e qartë se si Beyhan e gjeti veten në këtë kërkim ose si miqtë e tij nuk e kuptuan që ai ishte para tyre gjatë gjithë kohës.
Policia e shoqroi në shtëpinë e tij.