Fjalë Kyçe

Burri qëndron 45 minuta në tualetin e restorantit, gruaja e inatosur bën veprimin e papritur

Burri qëndron 45 minuta në tualetin e restorantit, gruaja e inatosur bën veprimin e papritur

Nuk janë të pakta rastet kur gratë ankohen se burrat e tyre po shpenzojnë shumë kohë në banjo me telefona në duar. Ka nga ato që thonë se burrat e tyre qëndrojnë deri në 4 orë në banjot e shtëpive.

Po të qëndrosh me orë në banjot e lokalit? Kjo nuk ishte dëgjuar deri sot.

Një grua ka rrëfyer hallin e vet në rrjetin social Reddit. Veç shqetësimit që burri qëndron me orë në banjon e shtëpisë, jo një herë por 4 – 5 herë në ditë, është ndeshur dhe me incidentin e pazakontë.

Një ditë ata kishin shkuar në një restorant për të drekuar. Burri i kishte thënë se do të shkonte pak në tualet.

“Para se të shkonte, i kujtova butësisht se ishim në një restorant, prandaj ai nuk duhet të qëndronte shumë brenda në tualet. Ai buzëqeshi dhe i premtoi asaj se do të kthehej për një minute”

Sigurisht që burri nuk mund të hiqte dorë nga zakoni, dhe gruaja me butësi shkoi në tualetin e restorantit për ta kontrolluar nëse ishte mirë.

Pasi burri tha se ishte mirë, ajo i kërkoi të dilte. Ai u përgjigj se do dilte brenda sekondave por që ato sekonda u bënë minuta e minuta pritjeje.

E nxehur vendosi të porosiste pjatën. Thirrja e fundit në telefonin e burrit të saj ende në banjon e lokalit e kishte bërë pasi mbaroi drekën por sërish ai e kishte mbyllur telefonin.

Atëherë ajo kishte paguar faturën dhe ishte larguar nga restoranti duke e lënë burrin e saj të dashur ende në banjon e lokalit.

Pasi ishin takuar burri kishte menduar se do të vonohej ushqimi prandaj kishte shkuar në banjo, dhe veprimin e gruas e kishte quajtuar egoizëm.

Gruaja në një rrjetin social Redditors u kërkoi këshilla ndjekësve për këtë situatë.