Fjalë Kyçe

Burri rrah gruan pasi ajo deshi të ikte nga shtëpia

Burri rrah gruan pasi ajo deshi të ikte nga shtëpia

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan Express.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se i dyshuari kishte dashur të largoj nga shtëpia gruan e tij pasi që i njëjti kishte pasur mosmarrëveshje me vëllezërit e saj.

“Ferizaj 17.04.2021-10:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten tij, dhe kishte dashur ta largoj nga shtëpia pasi që i njëjti kishte pasur mosmarrëveshje edhe me vëllezërit e viktimës . Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.