Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se miratimi i Buxhetit 2019, është një vendim i rëndësishëm për vendin.
I pari i Kuvendit, ka deklaruar se Buxheti për vitin 2019, prej 2.3 miliardë eurosh, siç thotë ai, i hap rrugë zhvillimore sektorëve më jetikë të dekadës së re.
Postimi i tij i plotë:
“Edhe një vendim i rëndësishëm për vendin nga Kuvendi i Kosovës. Buxheti për vitin 2019 prej 2.3 miliardë eurosh, i hap rrugë zhvillimore sektorëve më jetikë të dekadës së re, ekonomisë e ndermarrësisë, arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, sportit, kulturës e inovacionit. Faleminderit të gjithë deputetëve. Urime të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Veseli në Facebook.