Fjalë Kyçe

Buzëqesh Inter, Torino i merr pikë Milanit – hap fals i ‘Rossoneri’ në garën për titull

Buzëqesh Inter, Torino i merr pikë Milanit – hap fals i ‘Rossoneri’ në garën për titull

Milan ka lëshuar pikë jashtëzakonisht të vlefshme në garën për titullin e kampionit në Serie A.

‘Rossoneri’ kanë luajtur baras pa gola në udhëtim kundër skuadrës së Torino.

Në një ndeshje ku fitorja ishte e domosdoshme për Milan që të blindonte pozitën e parë edhe për një xhiro, skuadra e Stefano Pioli nuk bëri mjaftueshëm.

Milan nuk arriti të thyente mbrojtjen e skuadrës së Torino dhe kësisoj i bën dhuratë të madhe skuadrës së Inter.

Liderët e Serie A shkojnë në 68 pikë me 32 ndeshje, dy pikë më shumë sesa Napoli i vendit të tretë. Inter mbanë pozitën e dytë me 66 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur, transmeton lajmi.net

Torino në anën tjetër ka marrë pikën e 39, dhe është në pozitën e 11 me 31 ndeshje të zhvilluara.