Që kur u tha se çifti i përfolur Arbenita dhe Fero i dhanë fund lidhjes së tyre më nuk iu dëgjuar zëri asnjërës palë.
Se a qëndron e vërteta kështu, apo janë duke përgatitur ndonjë suprizë të radhës mbetet të shihet ditëve në vijim, shkruan Kosovarja.
Që të dy janë duke u merrur me profesionet e tyre, Fero me muzikë e në anën tjetër Arbenita me modelim.
Ndërkohë, fotosezionin e fundit që realizoi modelja me siguri që ka ‘çmendur’ të gjithë duke përfshirë me gjasë edhe reperin.
Mjafton vetëm kjo buzëqeshje e ëmbël e Arbenitës që t’ia thyejë zemrën Feros.