Analisti Berat Buzhala, ka porositur kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin që mos të shkruaj statusa populist në Facebook pa e pyetur kryetarin e partisë, Isa Mustafa.
Buzhala ka thënë se Isa Mustafa është në dijeni për marrëveshjen e NATO’s me Kosovën, andaj Vjosa Osmani mos të ngutet dhe të shkruaj statusa pa folur me shefin e tij Mustafën dhe anëtarët e tjerë të partisë.
Ai ka thënë se statusi i fundit i Osmanit ishte populist dhe i pa konsultuar me LDK’në.
“Vjosa Osmani si kryetare e Kuvendit le të fol veç edhe me kryetarin e vet, Isa Mustafa, le të flet me partinë e vet a e ka ditë Isa qët marrëveshje a jo, le ta vet Vjosa mos të na shet demagogji prej pozitës së lartë atje prej pozitës së lartë atje le të konsultohet me partinë e vet atje,sepse me dal qatje në emër të partisë e me shkru statusa populist ja kena me trajtu temën ja skena me trajtu temën, fol me Isa Mustafën, kur të merresh vesh me parti të shkruajnë statusa populista tani”, tha Buzhala në T7.
Po ashtu Buzhala tha se letrat e publikuara të Kurti sot për Thaçin dhe NATO’n ishin skandaloze.