Në pjesën e parë të kampionatit Ferizaj i kishte tubuar vetëm 15 pikë. Kurse, për pjesën e dytë të kampionatit e zgjodhi Bylbyl Sokolin për trajner, me të cilin tashmë i ka arritur 43 pikë. Lëre që iu shmang dy pozitave të fundit, por Ferizaj e siguroi mbijetesën edhe pa barazh.
Bylbyl Sokoli e ka bërë një mrekulli në futbollin kosovar. Trajneri i njohur ka arritur që t’i shfrytëzojë mundësitë minimale dhe ta shpëtojë Ferizajn pa rënë nga IPKO Superliga e Kosovës. Ferizaj të enjten e mposhti KEK-un, me të cilën fitore matematikisht e siguroi mbijetesën në elitë. Njëherësh, kjo ishte fitorja e gjashtë rresht.
Sokoli ishte emëruar trajner i Ferizajt në prag të fillimit të sezonit pranveror. Ai e kishte gjetur poshtë skuadrën, e cila gjatë gjithë pjesës së parë të kampionatit i kishte tubuar vetëm 15 pikë dhe konsiderohej si ekipi më i rrezikuar për të rënë nga IPKO Superliga, pas KEK-ut.
Ferizaj i kishte bërë disa ndryshime në kryesi gjatë pushimit dimëror dhe klubi ishte dorëzuar në duart e Sokolit, me shpresën që vetëm ai mund t’ia evitojë dy pozitat e fundit që dërgojnë direkt direkt në Ligën e Parë.
Ferizajasit atëherë e mirëprisnin barazhin. Por, me Sokoli lëre që iu iku dy pozitave të fundit, por dje përfundimisht iu shmang edhe dy pozitave të barazhit . 43 pikë të fituara me Sokolin në një kampionat jashtëzakonisht të vështirë çfarë u zhvillua sivjet është diçka e madhe si për një trajner ashtu edhe për futbollistët e mobilizuar.